Gigplay
Shqip

Udhëzuesi i Gigplay05

Shkrimi dhe ndryshimi i një skeme

Si të nisësh një këngë të re, të shkruash akordet e saj masë pas mase dhe të ndryshosh një skemë që e ke tashmë.

Redaktori i akordeve shkruan një skemë: akordet, masat, seksionet, voltat dhe përsëritjet e saj, si edhe të dhënat e këngës.

Një këngë e re

  1. Hap një listë luajtjeje dhe prek Shto këngë në fund të listës.
  2. Prek Këngë e re….
  3. Plotëso fushën Titulli dhe prek Krijo.

Kënga shtohet në listë dhe redaktori i akordeve hapet me një skemë bosh. Për të ndryshuar një këngë që e ke tashmë, prek këngën, pastaj Modifiko në menynë e saj.

Redaktori

Lart janë Mbyll, Zhbëj, Ribëj, Informacioni i këngës, butoni ⋯ (Më shumë) dhe Ruaj. Nën to ka katër skeda: Akordet (këtu), Melodia dhe Teksti (Melodia dhe teksti), dhe Skedarët (Partitura dhe foto me këngën).

Prek një qelizë të skemës për ta zgjedhur. Çdo masë ndahet në qeliza: një akord në një qelizë më pas bie më vonë në masë. Mbaj gishtin mbi një qelizë për të zgjedhur disa: sipër tyre shfaqen Kopjo, Ngjit, Prit dhe Fshi.

Redaktori i akordeve: skema, akordi që po shkruhet dhe tastet poshtë tij

Shkrimi i një akordi

Prek një notë (nga C te B, me Bemol ose Diez), pastaj llojin: minor, maxhor me septimë, gjysmë i zvogëluar, i zvogëluar, 6, 7, 9, 13, sus, dhe vijën e pjerrët për një notë në bas. Tasti ^ në fund të notave (Më shumë taste) shton figurat e tjera: i zmadhuar, alt dhe add. Kur prek një notë tjetër, ndryshon baza dhe mbetet pjesa tjetër: Dm7 bëhet Cm7.

Skema e vizaton akordin ndërsa e shkruan. Një Nuk është akord e kuqe do të thotë se teksti nuk është akord; një Akord i panjohur portokalli, se akordi mbahet dhe vizatohet siç e shkrove, por Gigplay nuk e di si tingëllon.

Tasti me shigjetë (Përpara) kalon te qeliza tjetër; pas qelizës së fundit shfaqet një rresht i ri. ✕ në fushë është Pastro akordin. Tasti pranë fushës shton një Akord alternativ, me shkronja të vogla sipër, dhe Tekst shkruan një fjalë nën masë.

Masat, shenjat dhe struktura

  • Dy tastet e vijave të masës ndryshojnë vijën majtas dhe djathtas qelizës: prek sërish për llojin tjetër (e thjeshtë, e dyfishtë, përsëritje).
  • Dy taste përsëritin një ose dy masat e mëparshme; N.C. është Pa akord.
  • Seksioni shënon ku nis një pjesë: nga A te Z, Hyrje, Strofë, Refren, Urë e të tjera.
  • Volta i vë masës shenjën 1., 2. ose një numër më të lartë.
  • Shenjat: Segno, Koda, Fermatë, Cezurë.
  • Udhëzimet: D.C. dhe D.S. al Coda ose al Fine, Fine, dhe sa herë luhet një përsëritje (2x, 3x…).
  • Fut shton një qelizë, një masë ose një rresht, ose e kopjon pas vetes; Fshi heq një të tillë.
  • Treguesi i metrit ndryshon numërimin e kohëve nga masa e zgjedhur e tutje.

Çdo tast me një qoshe të vogël i hap zgjedhjet e veta në vendin e tastierës; shigjeta (Kthehu te tastet) i mbyll.

Zgjedhjet e Fut: një qelizë, një masë, një rresht ose një seksion

Të dhënat e këngës

Informacioni i këngës, lart në çdo skedë, ka fushat Titulli, Kompozitori, Viti, Stili dhe Tempo; te skeda Akordet, edhe Tonaliteti, Treguesi i metrit, Qeliza për rresht dhe Forma.

Etiketa i rendisin këngët sipas mënyrës sate ("dasmë", "seti i 2-të"): shkruaj një, pastaj presje ose Enter. Etiketat e përdorura më parë të ofrohen ndërsa shkruan.

Më shumë ka Autori i tekstit, Interpretuesi dhe Shënimet e tua; i mbyllur, përmend ato që ka kënga. U krye i mban të gjitha.

Informacioni i këngës me një etiketë, dhe Më shumë i hapur te autori i tekstit dhe shënimet e tua

Ruajtja dhe kthimi prapa

Ruaj i mban ndryshimet e tua dhe të kthen te kënga. Mbyll, kur ka ndryshime të paruajtura, pyet më parë: Të hidhen poshtë ndryshimet?

Për t'u kthyer te kënga siç ishte para ndryshimeve të tua, hap menynë ⋯ dhe prek Rikthe origjinalin, pastaj Rikthe. Ndryshimet e tua humbasin.